Triumfi i Murinjos dhe Ibra në stol, për… zgjedhje teknike!

0

Kushedi çfarë ka menduar Zllatan Ibrahimoviç kur Zhoze Murinjo e ka njoftuar se do ulej në stol ndaj Çelsit.

“Rashford e Lingard, dy fëmijë kundër Diego Kostës e Hazardit? Paç fat!”.

Me siguri suedezi ka mbetur edhe më i habitur nga fitorja e madhe e Junajtid, por edhe nga deklarata e fortë e Murinjos pas ndeshjes.

” Ibra në stol? Nuk ishte i lodhur, thjesht luajta me më të mirët. E kontrolluam totalisht ndeshjen, përdorëm taktikën e kupës, por aty Çelsi na mundi se mbetëmme 10 lojtarë. Këtë radhë nuk gabuam asgjë, mundëm dhe dominuam një skuadër të mbushur me lojtarë fantastikë.

“Të gjithë luftuan si burra, por dua të veçoj Beilin dhe Rohon, kanë qenë perfektë që kur janë dëmtuar Smolling e Xhons”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here