Triumf në “shkretëtirë”, Barça 3 pikë dhe heshtje

0

90 minuta në Camp Nou-n e boshatisur: a mund të luhet futboll kështu? Mjafton të shihje Barcelona-Las Palmas sot, për të kuptuar se një ndeshje është e kotë të luhet pa tifozë.

Për shkak të referendumit për pavarësinë e Katalonjës dhe të trazirave në qytet, Barcelona vendosi ta luante pa praninë e tifozëve ndeshjen e kampionatit kundër Las Palmasit, edhe si një protestë për atë që po ndodh, me përleshje të ashpra mes policisë e protestuesve për pavarësinë e krahinës së njohur në Spanjë.

Në një klimë të ftohtë, aspak sportive, Barcelona e pati të vështirë të zgjohej e motivohej, me pjesën e parë që nuk pati gola.

Në pjesën e dytë Barça u fut më e përqendruar dhe në minutën e 49-të Mesi krijoi golin e shënuar nga Buskets. Në minutat 70 e 77 Mesi shënoi edhe dy golat e tjera në fitoren finale 3-0, ndërkohë që nga jashtë stadiumit dëgjoheshin brohoritjet e tifozëve që nuk mundën të futeshin në stadium për të parë ndeshjen.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image