Triumf me goleadë për Shkëndijën, Shkupi mposhtet ne transfertë

Janë luajtur pesë sfida të vlefshme për javën e 25-të të kampionatit maqedonas të futbollit, ku bie në sy fitorja me goleadë e Shkëndijës dhe disfata e Shkupit. Shkëndija shkatërroi Pobedën me rezultatin e thellë 5-2. Golat për kuqezinjtë nga Tetova u shënuan nga Alimi, Totre, Bejtulai, Radeski dhe Zhunior.

Shkupi është mposhtur 2-0 në transfertë kundër Belasicës. Golat nga Gorgiev dhe Saviç me penallti vendosën sfidën. Akademija Pandev triumfoi në fund të takimit 2-1 kundër Renovës, ku iu deshën dy penallti për të marrë pikët e plota. Makedonia dhe Rabotnicki u ndanë në barazim 1-1, ndërsa Vardari mposhti 1-0 Sileksin, falë golit të Cvetanovskit në minutën e 55’.

MAQEDONI E VERIUT LIGA 1 – Java 25
E diel,  më 25 prill 2019, ora 15:30

Akademija Pandev-Renova 2-1
Shënues: Doriev 40’ (pen.), Stoilov 89’ (pen.) / Mustafov 83’

Belasica-Shkupi 2-0
Shënues: Gorgiev 9’, Saviç 75’ (pen.)

Makedonija GP-Rabotnicki 1-1
Shënues: Kirovski 63’ / Sharkoski 68’

Shkëndija Tetovë-Pobeda 5-2
Shënues: Alimi 6’, Totre 14’, Bejtulai 27’, Radeski 85’, Zhunior 86’ / Makota 76’

Vardar-Sileks 1-0
Shënues: Cvetanoski 55’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *