Tripleta e famshme nuk harrohet kurrë! Stankoviç tregon arsyen: Juve investon shumë dhe nuk e bëri kurrë

Tripleta e famshme e fituar nga ana e Interit në vitin 2010 vazhdon të përmendet dhe mbahet mend edhe sot nga tifozët e Interit, si një histori suksesi absolute. Së bashku me Milanin janë duke përjetuar vite krize, megjithëse kuqezinjtë janë edhe disa shkallë më poshtë.

Por tripleta nuk është se kujtohet vetëm nga tifozët e Interit, por edhe nga vetë ish-lojtarët. Kur pyetet nga ana e gazetarit italian se kush ka qenë ekipi më i fortë, Lacio që fitoi kampionatin në 2000 apo koha e tripletës së Interit, i mirënjohuri Dejan Stankoviç shprehet:

“Ato janë dy data të ndryshme. Kampionati i Lazios dhe i Interit ishin dhjetë vjet larg dhe flasim për ndryshimet e futbollit. Lazio i Cragnotti gjithashtu fitoi pak në krahasim me sa të fortë ishim. Mund të kishim bërë më mirë edhe në Ligën e Kampionëve. Me tripletën u shkrua historia dhe me kalimin e kohës kuptoj atë që kemi bërë. Sepse e shihni, Juve një ekip që po investon shumë vitet e fundit, nuk ka qenë në gjendje të përsërisë një gjë të tillë, kështu që fitimi i tripletës mbetet në histori”, thotë Stankoviç. /Sport Ekspres/