Tribuna VIP, sa shumë personalitete drejt Korçës!

0

Sot është ndeshja e fundit për vitin 2015, që Skënderbeu do të luajë në shtëpinë e vet, përballë tifozëve të zjarrtë. Dhe sigurisht që kampionët kanë menduar t’i bëjnë një mbyllje të denjë këtij viti me kaq shumë suksese. E veçanta për sot nuk janë vetëm tifozët, që pritet të jenë të shumtë, por sot edhe tribuna VIP e stadiumit juglindor do të jetë e tejmbushur. Ka disa ditë që prenotimet për një vend në këtë tribunë janë bërë nga shumë personalitete. Presidentët Takaj dhe Demi sot do të jenë në qendër të kësaj tribune, ndërkohë që prapa tyre e sigurt është që do të jenë shumë deputetë, biznesmenë, specialistë të ndryshëm futbolli, pa thënë se edhe shumë personalitete të tjera kanë ditë që e kanë siguruar një vend. Edhe pse është një tribunë jo shumë e madhe, çdo karrige e saj është prenotuar. Në fund të fundit, futbolli sot është edhe për VIP-at, sepse ky sport pëlqehet masivisht. Skënderbeu-Partizani sot luhet për të gjithë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image