Triangolarja për trofeun “Pascucci” vjen me risi këtë vit

Trofeu “Pascucci” do të zhvillohet sërish edhe sivjet. Verën e shkuar ishte Teuta që triumfoi dhe sigurisht që durrsakët do të marrin pjesë në të. Këtë herë ka risi në ekipet pjesëmarrëse. Besa dhe Trepça ’89 ishim klubet që garuan vjet, kurse sivjet janë të tjera.

Partizani është klubi tjetër nga Superiorja që merr pjesë në këtë trofe, ndërkohë që ftesës i është përgjigjur edhe Liria e Prizrenit, ish-ekipi që vjet u drejtua nga Bledi Shkëmbi, i cili tanimë është trajner i Teutës.

“Tradita vazhdon.  Teuta do të zhvilloj të shtunën më datë 11 gusht trofeun “Pascucci”. Në edicionin e dytë do të marrin pjesë: Teuta, Partizani dhe Liria e Prizrenti. Triangolarja do të zhvillohet në stadiumin Niko Dovana në orën 18:00”, njofton klubi durrsak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *