Tri vite i “mallkuar”, transfertat e Champions janë makthi i Luiz Suarez

0

Luis Suarez është prej gati një dekade pjesë e sulmuesve elitarë të futbollit europian. Uruguaiani njihet si një “vrasës” para porte, por nëse i futemi thellë statistikave do të zbulojmë se ku çalon “bomberi” i Barcelonës.

Golat në transfertat e Champions League duket se janë kthyer në një makth për sulmuesi i katalanasve. Goli i fundit i Suarez në këto lloj ndeshjesh daton në 16 shtator të 2015-ës, ku tundi rrjetën e Romës në një takim që u mbyll me shifra të barabarta 1 – 1.

Moment i festës së golit të Suaerz në “Olimpico”, 16 shtator 2015

Duhet përmendur që paraqitjet e Suarez në dy edicionet e fundit të Champions kanë qenë shumë zhgënjyse. Gjatë vitit të kaluar 32-vjeçari gjeti vetëm njëherë rrugën e rrjetës, ndërsa në sezonin e mëparshëm regjistroi 3 gola.

Video e golit të fundit në transfertë të Luis Suarez

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.