Tri oferta për Roben, në Holandë e duan me çdo kusht

0

Arjen Roben e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në Europë edhe për të paktën një sezon. Sulmuesi holandez mbetet një lojtar që ngjall interesin e shumë skuadrave, pavarësisht se gjatë viteve të fundit dëmtimet i janë bërë edhe më shpeshta.

Sipas “BILD”, 35-vjeçari është në bisedime të avancuara me klubin e Benfikës, por krahas portugezëve interes për Roben kanë shfaqur dhe dy klube në vendlindje.

Bëhet fjalë për “gjigantët” e PSV-së dhe Ajaksit, që janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një kontratë 1-vjeçare. Një tjetër klubi i interesuar për Roben është Groningen. Skuadra nga qyteti i fëmijërisë së Roben ëndërron rikthimin e mëngjarashit, por për këtë duhet që futbollisti të bëjë një sakrificë të konsiderueshme financiare, pasi Groningen është një klub me financa relativisht modeste.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.