Tri ndeshje, tri fitore, po lind Skënderbe i artë

0

 

 

8 nga 9 pikë të mundshme e korçaret, si në asnjë sezon tjetër, shfaqen si pretendent këtë sezon, edhe pse është herët për të bërë parashikimet. Dje kanë pasur një sukses të lehtë ndaj Elbasanit

 

Leonard Trebicka

 

Skënderbeu – Elbasani 3-0

(25-10, 25-15, 25-10)

Skënderbeu: Beshiri, N. Shahu, Grabocka, E. Bego, Demiraj, Kole, A. Bego (L)/Male, Nasto, Nastas, Zguri, Kapedani Trajnere: M.Shahu

Elbasani: Faqolli, Garunja, Kamolli, Kokuja, Shadini, Zhodra, Gjeli (L)/Beshiri, Kulla, Salla, Bella Trajnere: R. Garunja

Gjyqtarë: E. Zguri, A. Nurja (Tiranë)

 

Skënderbeu në volejboll për femra në tre javë ka tre fitore duke arritur të marrë 8 nga 9 pikë të mundshme, teksa në javën e dytë ka fituar 3-2 në Shkodër. Dita e djeshme për korçaret ka qenë një fitore më shumë se e lehtë përballë Elbasanit, skuadër e re që nuk ka mundur të rivalizojë në asnjë moment në parket. Madje kjo fitore ka ardhur në harkun kohor të 60-të minutave loje. Seti i parë tregon qartë që korçaret do të fitonin lehtësisht, pasi që në start rezultati shkon në 10-0, ndërkohë që vetëm pas këtij moment elbasanaset shënojnë pikën e parë. Më pas shifrat shkojnë në 16-4 dhe ky set nuk ka shumë histori teksa Elbasani nuk shënon më shumë se 10 pikë. Seti i dytë shënon vetëm dy barazime 1-1 dhe 2-2, ndërkohë që më pas vendaset nuk falin, duke rritur diferencën në 11-7. Pas rezultatit 18-15, që ishte edhe më i ngushit për këtë set, korçaret shënojnë 7-të pikë radhazi duke i çuar shifrat në 25-15 dhe duke mbyllur me fitore edhe këtë set. Edhe seti i tretë fillon vetëm me barazimin 2-2, ndërkohë që më pas 8-3 dhe 19-9 dhe fundi është i njëjtë me setin e parë, 25-10 dhe 3-0. Skënderbeu siguron fitoren e tretë në po kaq javë duke bërë një start vërtet të mbarë dhe me synime në këtë sezon të ri.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.