Trepça ’89, së shpejti me bashkëpronar kinez

0

Lajm i bujshëm nga Kosova: Trepça ’89 shumë shpejt mund të imitojë klube me emër në Europë, sepse është në bisedime për shitjen e gjysmës së aksioneve të klubit te një kompani kineze.

Pronari i kompanisë Li Foundation është investitor kryesor ne ndërtimin e aeroportit te Stambollit, përveç bizneseve të tjera, ndërsa tani ka vizituar klubin dhe ka parë ambientet e kampionëve të rinj të Kosovës, që do të marrin pjesë në turin kualifikues në Champions League, muajin e ardhshëm.

Problem madhor për pronarin e kompanisë kineze është infrastruktura, pasi në Kosovë ka ende shumë probleme në këtë drejtim, por shpresohet që marrëveshja të mbyllet në javët në vazhdim.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.