Trepça ’89 pezullon lojtarët e marrë nga Skënderbeu

Histori e çuditshme ajo që vjen nga Kosova. Kryesia e klubit Trepça ’89 ka pezulluar tre lojtarë, mes të cilëve Shend Kelmendi e Argjend Mustafa të marrë nga Skënderbeu, si dhe Festim Krasniqi, pasi tre lojtarët nuk nuk udhëtuan për ndeshjen që kampionët në fuqi humbën sot në Gjilan.

Trepça ’89 e konsideron bojkot këtë veprim dhe i ka pezulluar këta lojtarë, duke i akuzuar hapur edhe për lojëra të pista me klube të tjerë, ose e thënë shkurt, trukim.

“Ne jemi të informuar se ky veprim i tre futbollistëve është bërë me qëllim të caktuar për ta dëmtuar klubin KF Trepca ‘89 dhe për favore të kubeve tjera. Klubi futbollistik duke shikuar rrethanat e ngjarjes dyshon që këta tre futbollistë kanë bashkëpunuar me individë të caktuar për favore të klubeve tjera, po ashtu janë shkaktar të cilët na larguan nga gara për titull. Me këtë futbollistë i kemi kryer të gjitha obligimet financiare sipas kontratës së punës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *