Trepça ’89 bëhet me donator kinez

0

Lajmi i bujshëm i ditës së djeshme nuk ishte thjesht një spekulim e show mediatik: Trepça ’89 tashmë do të ketë një donator kinez.

Klubi nga Kosova, i saposhpallur kampion pas një sezoni të mrekullueshëm, tashmë ka hedhur një hap tjetër përpara, duke afruar një kompani që mendohet se është mjaft e fuqishme.

Kompania Li Foundation është investitor kryesor ne ndërtimin e aeroportit te Stambollit, përveç bizneseve të tjera, ndërsa tani ka vizituar klubin dhe ka parë ambientet e kampionëve të rinj të Kosovës, që do të marrin pjesë në turin kualifikues në Champions League, muajin e ardhshëm.

Nuk dihen ende detaje, nëse grupi kinez do të jetë sponsor, apo do të marrë aksione dhe sa përqind të klubit do të ketë në zotërim, por kjo pritet të zbardhet në vazhdim.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here