“Treni i Ozil ka ikur, e kam ofuar Zijesh me gjysmë çmimi!”

0

Mark Overmars, drejtori i Ajaksit, është një nga personat më të dashur i tifozerisë së Arsenalit, pasi kur ishte pjesë e “Topçinjve”, futbollisti holandez fitoi shumë trofe dhe i dha kujtime të paharrueshme tifozëve. Edhe pse me një rol të rëndësishëm tashmë te Ajaksi, Overmars nuk ngurron asnjëherë të shprehë publikisht dashurinë e tij për klubin e Arsenalit, madje dhe jep sugjerime e bën komente nga më të ndryshmet, pa marrë parasysh se është nënpunës i një klubi tjetër.

Sot, Overmars është pyetur nga gazetarët për mendimin që ka në lidhje me merkaton “e ftohtë” që Arsenali ka bërë deri më tani, ku ka siguruar vetëm shërbimet e Gabriel Martinelit për 6 milionë sterlina. Overmars tha: “Aktualisht ka shumë probleme te Arsenali dhe kjo gjë nuk më pëlqen aspak. Janë në periudhë tranzicioni, e kuptoj, por diçka duhet të ndryshojë sa më shpejt. Ozil duhet të largohet, më vjen keq. Lojtar i madh, por koha e tij ka perënduar.

Kam bërë një bisedë me drejtuesit e Arsenalit, propozova Zijesh për gjysmën e çmimit që kanë blerë Ozil. Përgjigja e tyre ka vonuar shumë. Shpresoj që Arsenali të rikthehet ai i viteve 2000, pasi futbolli anglez nuk është më i njëjti”, përfundoi holandezi.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.