Treni i fundit për Champions, Junajtid e Çelsi zgjedhin 11 “luftëtarët”

Mançester Junajtid dhe Çelsi do të përplasen në “Old Traford”, në një sfidë që me shumë mundësi është treni i fundit për të dyja ekipet, për sa i përket luftës Champions.

Solskjaer dhe Sarri kanë zgjedhur 11 “luftëtarët” që do të zbresin në fushë, me trajnerin norvegjez që i gëzohet rikthimeve të Erik Bejlit e Nemanja Matiç. Një vend në formacion ka dhe për Matan e Lukakun, me këtë të fundit që formon dyshen e sulmit me Rashford.

Ndërkohë, në kampin e bluve të Londrës, Higuain është në majën e sulmit, me Hazard dhe Uillian që mbulojnë krahët. Mesfusha e mbrotja janë të zakonshmet, me Kovaçic që ka një fanellë titullari së bashku me Kante dhe Zhorzhinjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *