Tregu i zi në Kosovë për biletat, përfundojnë te “merr-jep” edhe me … 1000 euro

Pjesa e biletave është kthyer në një problem të madh në Kosovë, ku sa herë që dalin në shitje për tifozët, “avullojnë” në mënyrë të pashpjegueshme. Sistemi ‘online’ që Federata e Kosovës ka zgjedhur për shitjen e biletave në ndeshjet e përfaqësueses dardane nuk e ka zgjidhur problemin e tregut të zi. Shumë persona mund të krijojnë disa llogari, me të cilat mund të blejnë 3 bileta për një ndeshje të Kosovës, që mund t’i shesë në më pas me çmim shumë herë më të lartë për tifozët e interesuar.

Ulja e numrit në tre bileta për një person të vetëm nuk e ka dhënë në mënyrën e pritur efektin e saj, pasi kjo problematikë vazhdon të jetë e pranishme në Kosovë, madje edhe për ndeshjen e radhës kundër Anglisë. Biletat për takimin me tre luanët kanë nisur të shiten në treg të zi, ku personat që zotërojnë bileta po përdorin edhe rrjetet online siç ëshë edhe merr-jep për shitjen e tyre me shifra që arrijnë edhe në 1000 euro./Sport Ekspres/