Tre takimet me Memën të dështuara, te Tirana para Partizanit nuk e do askush vendin e trajnerit

Situatë kaotike te Tirana, ndërsa nga të gjitha emrat në listë dhe që kanë shanse për të marrë Tiranën, askush prej tyre nuk mund ta bëj këtë gjë para Partizanit. Arsyeja? Shumë e thjeshtë! Bardheblutë kanë 4 vite pa fituar në derbi, ndërsa trajneri i ri nëse do të zyrtarizohej në këtë moment, do të kishte mundësinë të stërviste ekipi për vetëm 2-3 ditë.

Vërtet shumë pak, duke parë natyrën e ndeshjes dhe historinë. Ndërkohë që ta nisësh me një humbje në derbi, ul jashtëzakonisht shumë pikë në ambientin sportiv dhe sa i përket tifozëve. Pikërisht për këtë arsye, askush nuk është zyrtarizuar te Tirana. Tre takime janë zhvilluar edhe me Ardian Memën, por për momentin ka qenë një përgjigje “JO”. Në derbi si trajner do të jetë Egbo tek Tirana, si një trajner i përkohshëm. /Sport Ekspres/