Tre oferta për Ngonë në Antalia

SKA-Khabarovsk kërkon me ngulm gjigantin e sulmit bardheblu. Bëjnë ofertë për sulmuesin dhe do të jenë në Tiranë për ta vëzhguar në fushën e lojës  

Majkëll Ngo është mbreti i merkatos në Turqi. Tre skuadra janë interesuar për shërbimet e sulmuesit shqiptar. Futbollisti bardheblu ka qenë “gjahu” i menaxherëve që kanë qarkulluar rreth Tiranës. Mësohet se ishin tre skuadra që donin sulmuesin. Në krye ishte SKA-Khabarovsku, kundërshtari i bardhebluve në miqësoren e dytë. Në këtë sfidë ra në sy lojtari anglez, i cili është pëlqyer shumë nga trajneri i rusëve.

Presidenti i klubit rus ka kërkuar ta blejë lojtarin, ndërsa Tirana i ka thënë “jo” kësaj oferte. Mësohet se rusët dhe skuadrat e tjera të interesuar për Ngonë. Ata kërkojnë lojtarin me ngulm, ndërkohë që do të jenë edhe në Tiranë për ta parë nga afër performancën e futbollistit në ndeshje të vërteta. Sulmuesi anglez mund të largohej nga Tirana në janar, pasi për të në klub ka ardhur një ofertë e rëndësishme.

Plot 150 mijë euro janë ofruar për 25-vjeçarin, që me bardheblutë këtë sezon ka gjetur rrugën e rrjetës disa herë. Gjithsesi, shitja e Ngosë është bllokuar, pasi lojtari është kthyer në një “minierë ari”. Futbollisti ka një kontratë 1-1 dhe me të gjitha gjasat do të qëndrojë bardheblu edhe sezonin e ardhshëm, gjithmonë nëse nuk shitet në merkaton e verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *