Tre ndeshjet e Superiores që luhen sot, sfida kryesore i besohet Enea Jorgji para Inter-Barcelona

Superiorja do të kthehet në ditën e sotme, pas shtyrjes në javën e shkuar për shkak të katastrofës natyrore. Kështu, tre takime do të luhen dhe janë të ndara mes orës 13:30 dhe 16:30. Fillimisht është Bylisi që vjen si asnjëherë më parë në këtë kampionat, pas dy humbjeve radhazi. Djemtë e Dovedan do të ndeshen ndaj kampionëve në fuqi, Partizanit. Nga ana tjetër është Luftëtari që do të përballet ndaj Vllaznisë, për të mbyllur takimet e orës 13:30.

Ndërkohë sfida më e rëndësishme do të jetë ajo e orës 16:30, atje ku Tirana ndeshet me Kukësin. Arbitri kryesor do të jetë Enea Jorgji, që pasi të kalojë këtë provë, do të udhëtojë në Itali për të arbitruar Inter-Barcelona në “UEFA Youth League”. /Sport Ekspres/