Tre golat e pësuar, mediat italiane ngrenë Strakoshën: Revansh pas kritikave te Shqipëria

Thomas Strakosha u rikthye te Lacio pas një periudhe jo të mirë që kaloi te Shqipëria. Sidomos ajo gafë e bërë ndaj Turqisë, atje ku erdhi edhe goli i vetëm që solli fitoren e lojtarëve të Gunesh.

Për t’u kthyer në përballjen e lacialëve ndaj Atalantës që përfundoi në shifrat 3-3. Pavarësisht tre golave të pësuar nga ana e Strakoshës, gardiani shqiptar është vlerësuar shumë për paraqitjen e tij.

Notë të lartë ka pasur nga të gjitha mediat italiane, ndërsa “Cittaceleste” vazhdon më tej: “Inzagi kthehu një ndeshje të çmendur, falë njeriut që është kritikuar aq shumë. Strakosha ishte ai që e mbajti Lacion në lojë dhe nuk kishte faj në asnjë pësim. Madje ka arritur të shmang edhe më të keqen, duke evituar golin nga Pasalic që ishte vetëm një metër larg tij, apo instikti që u treguar ndaj Marinovskyi.

Vendimtar do të tregohej edhe ndaj Gomez. Dhe ta mendosh që për portierin frikësohej reagimi psikologjik pas asaj gafe që u bë ndaj Turqisë, duke e bërë Shqipërinë që t’i jap lamtumirë ëndrrës së Europianit”, përfundon media italiane. /Sport Ekspres/