Tre gola për tre pikë, Shqipëria shkatërron Andorrën (VIDEO)

Shqipëria ka shkatërruar Andorrën me rezultatin 0-3, duke marrë pikët e para në kualifikueset e “Euro2020”. Kuqezinjtë tanë harruan humbjen kundër Turqisë dhe u rikthyen te rezultatet pozitive, duke dominuar në çdo aspekt një rival si Andorra.

Ndeshja nisi mirë për tanët, pasi që në sekondat e para, Uzuni goditi traversën. Në minutën e 21’, Sadiku përfiton nga një gabim trashanik i portieri Gomesh dhe shënon me portën e boshatisur. Pas këtij goli, kuqezinjtë tanë qarkulluan topin, duke ulur disi ritmin.

Bulku aktivizon sulmuesin Balaj në pjesën e dytë dhe është pikërisht shkodrani ai që shënon golin e dytë. Pas një gabimi në mbrojtje, Bala shënon i vetëm përballë portierit. Do të kishte kohë dhe për një gol të Abrashit në sekondat e fundit të sfidës, duke vendosur rezultatin final 0-3 në favor të kuqezinjve të Shqipërisë.

Kualifikuese Euro 2020

Andorra – Shqipëri 0-3
Sadiku 21′, Balaj 88′, Abrashi 90+4′

Kartonë të verdhë: Lima 5’, Klemente 59′, Martinez 73′, Gomesh 82′

Andorra: Gomesh, Martinez (Alaez 73′), Vales (Pyjol 84′), Rebes, Lima (c), Viera, Klemente (Sevos 67′), San Nikolas, Rubio, Lovera, Rodrigez Trajner: Koldo Alvarez

Shqipëria: Berisha, Hysaj (c), Gjimshiti, Ismajli, Aliji, Basha (Memushaj 87′), Xhaka (Abrashi 67′), Kaçe, Grezda (Balaj 70′), Uzuni, Sadiku Trajner: Ervin Bulku

EPISODET

90+4’ Goool Abrashi, 3-0 Shqipëria. Memushaj ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi, por portieri e ndal. Megjithatë, topi shkon të Abrashi, i cili shënon me kokë.

88’ Goooool Shqipëria, shënon Balaj. Sulmuesi është i vëmendshëm dhe përfiton nga mbrojtja vendase, duke rifituar një top dhe duke e parë veten të vemtëm përballë portierit. Gjuajtja e tij me të djathtën ndalet në rrjetë. 2-0!

53’ Nuk dorëzohet kapiteni kuqezi, rifutet në lojë i fashuar

50’ Përplasje e rëndë mes Hysajt dhe një lojtari kundërshtar, shqetësohet Bulku, që nxjerr në nxehje Kristi Qosen

46’ Pa zëvendësime pjesa e dytë, Bulku i beson formacionit fillestar

45’ Mbyllet pjesa e parë, goli i Sadikut vendos

44’ Kaçe ka mundësinë të shënojë me anë të një goditje dënimi, por gjuajtja e mesfushorit shkon mbi traversë.

21’ Goooool Shqipëria, shënon Sadiku. Një gabim i portierit shfytëzohet mjaft mirë nga numri 10, i cili shënon me portën e boshatisur. Jemi në avantazh!

19’ Rrëmujë totale në zonën e Andorrës. Basha harkon në zonë, top i cili devijohet dhe shkon rrëzikshëm drejt porrtë. Grushton portieri dhe këndore për kuqezinjtë

4’ Fillim i vrullshëm i tanëve. Uzuni godet traversën, ndërsa Grezdës i mohohet një penallti e pastër. Dominim i kuqezinjve në minutat e para

One thought on “Tre gola për tre pikë, Shqipëria shkatërron Andorrën (VIDEO)

  1. FITOJME POR ENDE NUK BINDIM-..DUKE MENDUAR SE NJE FITORE ME TE FUNDIT E BOTES NE FUTBOLL-ANDOREN- DO TE NA RINGJALLE ENDRREN EUROPJANE –GABOJME KEQAZI.–JEMI ENDE TE C’AKORDUAR-..NJE KESHILLE–ME ISLANDEN LE TE JEMI -10- PORTJERE DHE NJE-SULMUES -TE EVITOJME GOLAT E SHUMTE DHE TE MARRINM TE PAKTEN NJE BARAZIM–QOFTE EDHE QESHARAK—EUROPJANI –SHUME LARG THUAJSE–‘ENDERR NE SIRTAR”-…

Leave a Reply to KLOSS Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *