Tre ekipe të njohura i vihen pas, Dembele po projekton ndarjen nga Barcelona

Ousmane Dembele po konsideron largimin e tij nga ekipi i Barcelonës. Sipas mediave spanjolle dhe atyre angleze, agjenti i lojtarit ka pasur bisedime me tre klube të mëdha europiane, që janë të interesuara për shërbimet e francezit. Madje raportohet se një gjë e tillë është bërë pa lejen e klubit katalanas.

Bëhet fjalë për Chelsean, Manchester Cityn dhe PSG-në. Tre ekipe me buxhetin e mjaftueshëm për të sjellë në organikën e tyre një lojtar si Dembele, kartoni i të cilit ka një vlerë aspak të vogël. Ndërkohë, aventura e tij te Barcelona nuk ka shkuar ashtu siç ai do të dëshironte, duke mos pasur hapësira të mjaftueshme në fushën e lojës, e për rrjedhojë edhe golat në emër të tij nuk janë të shumtë./Sport Ekspres/