Tre ditë beteja, akti i 17-të i Kategorisë Superiore

Nga e premtja deri të dielën do të ketë sërish ndeshjen javën e ardhshme. Gjithçka nis me përballjen e kreut. Partizani pret Kukësin dhe do tentojë të thellojë diferencën me verilindorët. Aktualisht pesë pikë i ndajnë këto dy skuadra, që në fund të sezonit duan të ngrenë titullin kampion. Të shtunën janë dy takime të tjera interesante. Tirana, që u rikthye te fitorja, do të përballet me Laçin në transfertë. Ky takim luhet prej orës 14:00, ndërkohë që tri orë më pas Flamurtari do kërkojë maksimumin e pikëve ndaj Kamzës. E diela rezervon dy takimet e fundit të javës së 17-të të Superiores. Fillimisht në Fushë-Krujë ndeshet Kastrioti me Teutën, kurse më pas në Korçë do të zhvillohet takimi Skënderbeu-Luftëtari.

Kategoria Superiore – Java 17

E premte, më 14 dhjetor 2018 Ora 18:00 | Partizani Kukësi

E shtunë, më 15 dhjetor 2018 Ora 14:00 | Laçi-Tirana Ora 17:00 | Flamurtari-Kamza

E diel, më 16 dhjetor 2018 Ora 14:00 | Kastrioti-Teuta Ora 17:00 | Skënderbeu-Luftëtari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *