Tre alternativa për stolin e Juves, propozimi i fundit intrigon jo pak

Maks Alegri është drejt largimit dhe tre janë alternativat e Juventusit. Shanset e rikthimit të Antonio Kontes janë zvogëluar. Ai pëlqehet shumë nga Nedved dhe Paratiçi, por Andrea Anjeli mendon ndryshe. Presidenti nuk e ka harruar akoma ndarjen e keqe 5 vite më parë dhe ka vënë veton kundër këtij rikthimi.

Dy janë dëshirat e mëdha: Mauricio Poçetino dhe Didier Deshamp. Argjentinasi i Totenhemit pëlqehet shumë. Largimi i tij nga Spurs duket i sigurt pas fjalëve të vetë trajnerit pas kualifikimit në finalen e Champions Ligës.

Dëshironi të dini nëse mendoj të largohem nga Totenhemi, nëse fitojmë Champions Ligën? Po, e konfirmoj se do të largohem. Mund të largohem edhe nëse e humbasim finalen”.

Kandidat i fortë është edhe trajneri francez. Deshamp e njeh mirë ambientin dhe mentalitetin bardhezi, pasi ka luajtur dhe drejtuar Juven më parë. Problem mbetet kontrata e tij me kombëtaren franceze dhe fakti që dëshiron të luajë Europianin 2020.

Emri i tretë quhet Zhoze Murinjo. Portugezi është propozuar nga Horge Mendes, agjenti i tij. “Special One” është një trajner fitues dhe intrigon jo pak, ndërsa problem mbetet fakti që është shumë më tepër interist se duhet dhe deklaratat thumbuese që ka bërë gjithmonë për bardhezinjtë.

Alternativa të tjera janë edhe Simone Inzagi me Sinisa Mihajloviç. Megjithatë, më parë duhet larguar Alegri dhe pastaj do të nisë ofensiva për të gjetur trajnerin e ri të Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *