Traversa nga mesi i fushës dhe transferta në Izrael, Xhixha motivon Laçin

0

Redon Xhixha ishte shumë afër shënimit të një goli fantastik në përballjen e javës së kaluar ndaj Hapoel Ber Shevës, por traversa i mohoi festën futbollistit kurbinas. Në një intervistë për “RTSH Sport”, 20-vjeçari shpjegon emocionet e atij momenti.

Po përjetoja një emocion i papërshkueshëm, por nuk ishte e thënë ta bëjë atë mrekulli. Ndodhesha i vetëm në atë moment dhe pashë që portieri kishte dalë pak nga porta. E provova, por një prekje e lehtë e portierit çoi topin në traversë. Pas ndeshjes më kanë bërë komplimente familjarët dhe drejtuesit. Po ta kisha shënuar atë gol jam i bindur se do të kishim fituar atë ndeshje. Gjithashtu do të ishte dhe një vlerë e shtuar për mua si futbollist”.

Bëmë një ndeshje të mirë këtu. Atje do ta kemi shumë të vështirë, por mendoj se mund t’ia dalim”, përfundoi Xhixha.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.