Traversa dhe fati në anën e Kukësit, Skënderbeu merr barazimin e parë në kampionat

Skënderbeu ka marrë barazimin e parë në kampionat, duke u ndalur pa gola ndaj Kukësit. Duke parë sulmin e verilindorëve, u mendua se do të ishin këta të fundit më të frikshëm në fazën sulmuese.

Por korçarët ishin ata që kontrolluan lojën dhe shpërdoruan rastet e pastra. Gjithashtu në minutat e fundit do të ishte traversa ajo që i mohoi perlën nga distanca Asion Dajës. Nga ana tjetër, një hap i gabuar edhe për Kukësin, që largohet disi nga kreu i renditjes. /Sport Ekspres/

Skënderbeu: Koliçi, Pëllumbi, Dita, Pollozhani, Meksi, Daja, Gripshi, Taipi, Ndicky, Bregu, Krasniqi

Kukësi: Xhika, Maliqi, Kitanovski, Teqja, Obanor, Musolli, Limaj, Ethemi, Abazaj, Gavazaj, Shkurtaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *