Trashi: Vllaznia e sikletshme, kam frikë euforinë!

0

Në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes së fundjavës, mesfushori i Partizanit Lorenc Trashi ka folur për sfidën kundër Vllaznisë, por edhe për garën e nxehtë për titull.

Vllaznia gjithmonë ka rezultuar një kundërshtar i vështirë për ne, duke iu referuar edhe sezonit të kaluar, kur shkodranët na kanë hequr titullin me rezultatet që kemi arritur ndaj tyre. Në Shkodër na pret një ndeshje e vështirë, sepse Vllaznia ka një grup mjaft të mirë lojtarësh, të cilët kanë vite që luajnë në Kategorinë Superiore. Pozitive për ne është fakti që Vllaznia të lë të luash futboll, mendoj që do të jetë një ndeshje emocionuese. Nuk mund të them që barazimi mund të konsiderohej humbje për ne, por si në çdo takim edhe në Shkodër ne do të shkojmë për të marrë 3 pikët.

“Sigurisht që duke qenë kryesues të kampionatit çdo ekip e ndjen presionin e vendit të parë, por edhe të ndjekësve. Mendoj që jo vetëm ne, por edhe Kukësi dhe Skënderbeu kur kanë qenë në vend të parë, e kanë ndierë presionin. Ne do të bëjmë gjithçka që mos ta lëshojmë më kreun deri në fund. Mendoj që ekipi ka lojtarët dhe stafin e duhur për ta përballuar këtë preson dhe për të qëndruar në krye.

Kemi përpara edhe 8 ndeshje nuk janë pak, por ne do të bëjmë gjithçka për t’i kaluar të gjitha me sukses. Për a u përket akuzave ndaj arbitrave në media ditët e fundit, personalisht nuk dua t’i komentoj. Ne si lojtarë kemi për detyrë të japim 100% në fushën e lojës dhe të tregojmë më të mirën tonë në Shkodër. Nuk na takon ne lojtarëve të gjykojmë vendimet e arbitrave.

“Si Kukësi ashtu edhe Skënderbeu janë në garë për titull, ndaj nuk do t’i përjashtoja korçarët, të cilët pas fitores ndaj Flamurtarit janë rikthyer bindshëm në luftë. Ne nuk i trembemi as Kukësit e as Skënderbeut, ne duhet t’i trembemi vetëm euforisë. Shpresoj të mos na ndodhë si sezonin e kaluar, pasi pikërisht nga euforia e kemi pësuar”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image