Trashi shfaqet sërish, këtë herë “flet” me foto

Ka një çështje Trashi te Partizani, edhe pse në kampin e kuq e mohojnë. Postimi i bërë para pak ditësh, ku anësori i majtë linte të kuptohej se ky ishte sezoni i fundit si “dem”, nuk ka qenë rastësor. Edhe në të shkuarën ka pasur “krisje”.

Gjithsesi Trashi kishte treguar se ishte pjekur dhe se ishte gati të niste një aventurë jashtë vendit. Asnjë ofertë nuk e ka bindur Partizanin, që kërkon të përfitojë në aspektin financiar nga shitja e tij dhe Jasir Asanit, të cilët kanë pasur propozime konkrete nga jashtë vendit.

Së fundmi Trashi ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram. Asnjë mesazh, por fotoja është nga ato që “flet”, pasi futbollisti i Partizanit shfaqet duke festuar me Guerrils. Çfarë ka dashur të thotë, vetëm ai e di.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *