Trashi nervoz, veprim i çuditshëm pas ndeshjes

Lorenc Trashi rinovoi kontratën me Partizanin vetëm pak ditë më parë dhe sot zbrit në fushën e blertë si kapiten i “demave”. Mbrojtësi i majtë konsiderohet si një futbollist me shumë vlerë dhe nga më të rëndësishmit tek kryeqytetasit, por sot pas ndeshjes ka bërë një veprim deri diku të çuditshëm.

Edhe pse skuadra e tij arriti që të fitonte, Trashi menjëherë u largua nga fusha, ndërkohë që shokët e tij po festonin suksesin. Gramshioti nuk ka pritur as që të lahet pas ndeshjes, por ka nxituar që të largohet nga stadiumi “Selman Stërmasi”. Ka nxituar pas tij drejtori Osli Rama, por nuk ka mundur që ta arrijë Trashin, i cili ishte larguar.

Nuk ka kaluar pa u vënë re nga gazetarët ky episod dhe në prononcimin për mediat, tekniku tropojan i është përgjigjur pyetjes se pse 26-vjeçari ishte larguar në atë mënyrë: “Nuk e di. nuk kam folur ende me askënd. Nuk besoj se ka diçka mes Trashit dhe askujt. Ndoshta nuk ishte i kënaqur me performancën e tij në minuta e fundit, pasi pretendon më tepër, do të kontrollojë më tepër dhe kaq. Mos kishte të bënte me pozicionin? Nuk besoj se ka pasur lidhje me pozicionin, pasi ishte i lirë, u morëm vesh.  Ai duhet të shkonte në të djathtë, prej aty mund të rrezikonte. E rëndësishme është që u arrit qëllimi dhe grupi është në rregull”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *