Trashi: I kënaqur si mesfushor krahu, te Partizani nuk ka përçarje

Mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi, shënoi golin e sigurisë sot ndaj Luftëtarit dhe ishte ndër më të mirët në fushë, ndërkohë që pas ndeshjes foli në lidhje me momentin e Partizanit, zërat për përçarje brenda grupit dhe rolin e tij në fushë.

“Jam i kënaqur, më në fund po luajmë mirë e po ecin edhe rezultatet. I kënaqur për golin që shënova, tani po luaj mesfushor i majtë dhe jam më pranë sulmit.

“Ekipi ka pasur nevojë për kohë, pasi ka pasur ndryshime të mëdha në skuadër. Lojtarët e rinj kanë pasur nevojë për kohën e vet, që të ambientohen, ndaj edhe në javët e para kemi vuajtur.

“Polemikat e javëve të fundit? Janë të gabuara aludimet, nuk ekziston fare një ndarje mes gardës së vjetër dhe të ardhurve këtë verë. Dy-tre lojtarë po ambientohen mirë dhe tashmë po bëhen pjesë e rëndësishme e skuadrës. Klubi është bazuar te 8-9 lojtarë që ishin baza e ekipit, ndërsa janë afruar Çani, që është shumë i rëndësishëm, po ashtu Adorjan është lojtar cilësor, sot luajti edhe Herrara, lojtar mjaft interesant.

“Pozicioni në fushë? Mendoj se në krah jam shumë i rrezikshëm për kundërshtarët dhe më jepen më shumë mundësi goli, ndaj më pëlqen ky rol. Progni si mbrojtës i djathtë? Progni është hera e parë që luan si mbrojtës si djathtë, Është përshtatur mirë, ndërsa Fejzullahi është lojtar me më kualitet, ndër më të mirët në pozicion e vet. Nuk mund të bëj dot krahasime”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *