Trashi del hapur: Dua të iki jashtë!

Lorenc Trashi është një nga ata futbollistë që flet shumë rrallë për mediat, por ka gjithnjë diçka të rëndësishme për të thënë. Sot mesfushori ka folur në Supersport, ku ka prekur tema të ndryshme, por mbi të gjitha ka zbulua se i ka bërë kërkesë Partizanit që ta lejojë të largohet për ndonjë klub të huaj.

PARTIZANI – “Personalisht, e konsideroj një sezon zhgënjyes, duke parë pritshmëritë e larta që kishim. Partizani duhet të luftojë për të dalë kampion dhe për të marrë pjesë në kupat e Europës këtë vit nuk ia dolëm”.

PARAQITJA PERSONALE – “Në aspektin personal nuk e fus në sezonet më të dobëta, edhe pse zhgënjyem si ekip. Është thënë se te Partizani ka një gardë të vjetër, por në të vërtetë kjo nuk ka ekzistuar, pasi në çdo ekip ka lojtarë më të vjetër që u japin të rinjve më shumë kurajo.

E ARDHMJA – “Pas përfundimit të kampionatit kam biseduar me presidentin Demi dhe i kam treguar që dua një transferim jashtë. Më ka thënë që ka pasur disa oferta, por do të shohim.

KOMBËTARJA – “Dua të arrij maksimumin tim, për t’i dhënë një sinjal trajnerit të kombëtares që jam edhe unë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *