Transmetim televiziv dhe hyrje falas, U-17 dhe U-19 luajnë finalet e kupës

Kupa e Shqipërisë për paratërinj dhe të rinj në Shqipëri ka mbërritur tashmë në finish dhe të mërkurën e të enjten do të zhvillohen ndeshjet finale për te njohur skuadrat fituese të këtij edicioni.

Në finalen e moshës U-17 përballë do të jene Internacional-Besa dhe në finalen e U-19, Vllaznia me Shkëndijën e Tiranës. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’i zhvilloje finalet në stadiumin e Kamzës dhe të Elbasanit. Për te dyja ndeshjet finale, hyrja për sportdashësit do të jetë falas.

Pritet që këto dy takime finale të ndiqen nga një numër i konsiderueshëm sportdashësish kryesisht të këtyre moshave, teksa të dyja finalet, si ajo në Kamëz dhe në Elbasan do të transmetohen live, në RTSH dhe Digitalb.

Te U-19, Vllaznia eliminoi Dinamon në gjysmëfinale, ndërsa Shkëndija e Tiranës mposhti Teutën.

Ndërkaq, te U-17 Besa fitoi ndaj Kukësit dhe Internacionali mundi Flamurtarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *