Transformimi i 18-vjeçarit, nga Milani në festat e Brazilit!

0

Ndodh që ajo çfarë ke menduar të bësh dhe po bën nuk po shkon mbarë. Disa nuk dorëzohen, punojnë dhe më fort për të arritur objektivin, ndërsa të tjerë mërziten, e vuajnë shumë situatën e komplikuar dhe ia vështirësojnë më shumë vetes. Ka dhe disa që marrin vendime të befasishme, heqin dorë përfundimisht nga ajo që po bëjnë dhe zgjedhin të ndjekin pasionin e tyre.

Një rast i ngjashëm i ka ndodhur ish-futbollistit të Milanit, Natan Soares. 18-vjeçari brazilian nënshkroi me Milanin në marsin e këtij viti, nëpërmjet një operacioni të shpejtë të drejtuesve të “Djallit”. Lojtari ofensiv shihej si një talent premtues dhe kuqezinjtë vepruan shpejt për të siguruar shërbimet e tij.

Aventura nuk shkoi mirë, me Soares që luajti vetëm 34 minuta me ekipin e të rinjve. Disa topa të prekur, ndonjë driblim dhe asgjë tjetër. Entuziazmi u shua pas pak javësh dhe Milani vendosi të shkëpuste marrëdhënien me brazilianin në qershorin e këtij viti.

Lojtari meditohet gjatë dhe vendos të ndryshojë jetën e tij. Boll më me futboll. Soares vendos të rikthehet në Brazil dhe nis një karrierë tjetër. Atë të muzikës dhe konkretisht të “deejay”. Ai është i lumtur me profesionin e ri dhe po merr vlerësime të shumta në vendin e sambës. Kërkesat për të janë shtuar dhe po arrin suksese, me Soares që po zbavitet më shumë duke krijuar dhe miksuar muzikë, sesa duke vrapuar pas topit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.