Transferta me Laçin, Luftëtari sytë nga infermieria

Luftëtari u mund nga Kastrioti në shtëpi dhe u përsërit sërish skenari i viteve të fundit, me bluzinjtë që nuk dinë ta nisin kampionatin sikurse duhet. Sigurisht që humbja me krutanët i ka zhgënjyer të gjithë në Gjirokastër.

Gjithsesi nuk mund të qahet pa fund për disfatën e së shtunës. Tani sytë janë nga ndeshja e radhës në transfertë kundër Laçit. Vjet, po në javën e dytë, Luftëtari triumfonte me rezultatin 0-1. Shënonte Kristal Abazaj, i cili nuk është më bluzi.

Trajneri Millosh Kostiç tani i ka sytë nga infermieria. Eduart Rroca mungoi kundër Kastriotit. Mesfushori nuk ishte ende gati dhe u mendua të mos rrezikohej me të dhe kjo pikërisht për të qenë i gatshëm për ndeshje e Laçit.

Fantazisti është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Luftëtarit dhe shpresohet shumë të jetë në gjendje të ndihmojë skuadrën e tij në transfertën e vështirë me kurbinasit. Vjet Rroca shënoi në stadiumin e bardhezinjve fazën e tretë, në një ndeshje që u mbyll me rezultatin 2-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *