Transferta më e gjatë në botë, rekordi vjen nga kampionati australian

0

Kampionati australian i futbollit “A League”, nuk ka shumë me ç’të krenohet, por të paktën në vendin e kangurëve e kanë një rekord të tyrin. Bëhet fjalë për distancën më të gjatë midis ekipeve brenda një kampionati.

Dy ekipet “fatkeqe” janë Perth Goly dhe Wellington Phoenix, këta të fundit janë një skuadër e Zelandës së Re, por për ta është bërë një përjashtim, duke i lejuar të jenë pjesë e kampionatit australian.

Ndeshje midis Wellington Phoenix dhe Perth Glory

Distanca midis dy qyteteve është e pabesueshme, plot 5225 kilometra. Me të njëjtën distancë mund të shkosh nga Spanja në Kanada, nga Roma në Pakistan ose nga Finlanda në Mongoli.

5225 km

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.