Transferta masive e Guerrils: Të gjithë drejt Durrësit, ta kthejmë në festë

0

Morali në kampin e Partizanit është shumë i lartë. Fitorja në derbi përballë Tiranës të dhuron emocione si asnjë ndeshje tjetër, ndërsa ekipi i Gegës vazhdon të kryesojë i vetëm. Por, kampionati vazhdon dhe është i gjatë.

Sfida e radhës është në transfertë kundër Teutës, një kundërshtari të fortë që po shijon një formë shumë të mirë. Bregdetarët renditen me 6 pikë më pak se të kuqtë dhe dueli i “Niko Dovanës” është një përballje titulli.

“Demat” pritet të kenë një mbështetje të madhe nesër. Ultras Guerrils janë dënuar për ndeshjen e radhës kundër Kukësit në shtëpi, por ajo sfidë është larg. Nesër është Teuta përballë dhe Guerrils do të jenë të pranishëm. Të shumtë, të zjarrtë dhe gati për të mbështetur djemtë e tyre.

Në një postim në faqen e tyre zyrtare, ultrasit e kuq kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje masive në ndeshjen, që do të nisë në orën 17:00 të së shtunës dhe ata janë gati për fitoren e radhës.

Deklarata e plotë e Guerrils

Nesër masivisht drejt Durrësit !

Udhetojmë të shumtë për Legjendën dhe kthehemi të gjithë triumfues!

Nesër kemi një ndeshje të rëndësishme. “Guerrils” do jenë aty, tifozët duhen të jenë aty. Ekipi do mbështetje dhe e meriton më shumë se kurrë!

Ftojmë gjithashtu gjithë qytetin e Durrësit në stadium, dhe le të kthehet e shtuna në festë futbollistike, sepse ku luan Partizani ka futboll, festë e pasion !

Nisja drejt Durrësit bëhet nga Pallati i Sportit “Asllan Rusi” në orën 15:30!

Ju kurrë nuk do të jeni vetëm !

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.