“Transfermarkt” publikon liderët e Europës, mes tyre futet edhe Tirana nga Superiorja

“Transfermarkt” ka publikuar të gjithë liderët e futbollit në Europë, sa i përket momentin që flasim. Pra nëse Koronavirusi do ta mbyllte futbollin në këtë moment, atëherë kush do të fitonte?

Harta më poshtë ju jep të gjitha skuadrat që janë në vendin e parë, ku nuk mund të mungonte edhe Tirana. Pra bëhet fjalë për skuadrat në elitë që do të shpalleshin kampione, nëse pandemia do të bëhej e pakontrollueshme. Ndërsa në Kosovë, elita e këtij futbolli përfaqësohet me Ballkanin e Munishit që gjendet në vendin e parë. /Sport Ekspres/