Transferimi i shekullit, ja kur prezantohet Ronaldo

Kristiano Ronaldo është pa diskutim lëvizja më e bujshme deri në këto momente që flasim, pasi deri në momentin që u zyrtarizua kalimi i tij tek Juventus, jo pak veta mund ta besonin. Gjithsesi, tani është një realitet dhe gjithçka është zyrtare.

Ndërkohë që në Itali kanë nisur të shiten fanellat e Ronaldos, mësohet edhe se kur do të bëhet prezantimi i portugezit. Ashtu siç shkruhet nga “La Gazzetta dello Sport”, të hënën pritet që 33-vjeçari të mbërrijë në Itali. Aktualisht sulmuesi ndodhet me pushime, por me fillimin e javës do të arrijë në Torino, për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për t’u prezantuar në stadiumin  Juventusit, para tifozerisë bardhezi.

Pritet që të jetë një prezantim spektakolar, pasi që pas zyrtarizimit tifozeria juventine ka nisur përgatitjet për t’i dhuruar një pritje sa më të ngrohtë portugezit, i cili tashmë do të jetë “ylli” i ri i skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *