Transferimi i parë i Murinjos, Totenhemi del nga vetja dhe synohet një rikthim i madh

Murinjo e ka marrë postin e ri të trajnerit, ndërsa do të drejtojë Totenhem Hotspur. Pas largimit të Pochetinos, pikërisht është tekniku portugez që merr detyrën dhe përgjegjësinë tek anglezët.

Por çfarë i kanë premtuar drejtuesit? Flitet edhe për një dalje nga vetja, pasi te Totenhemi me Pochetinon nuk bëheshin thuajse kurrë afrime të kushtueshme. Tashmë kanë nisur kontaktimet me Realin e Madridit, për të rikthyer në Angli pikërisht yllin e dikurshëm, Gareth Bale. Uellsiani do ta merrte gjithë vëmendjen e Europës kur ishte pjesë e kësaj skuadre, ndërsa në Spanjë ka qenë më së shumti në hije. /Sport Ekspres/