Transferimi i Malkom hedh xixa në rrjet, Roma dhe Zeniti në “luftë”

Malkom është larguar nga Barcelona drejt Zenitit. Klubi rus ka njoftuar firmën me talentin brazilian për 45 milionë euro. Këtë e ka bërë nëpërmjet postimit të një video në rrjetet sociale. Video përveç rolit inforamues përmban edhe një tallje me klubin e Romës.

Verdhekuqtë kishin mbylur gjithckka me Bordonë sezonin e kaluar dhe tifozët kishin dalë për të pritur lojtarin në aeroport. Një ndërhyrje e Barcelonës bëri që lojtari të anullonte kalimin në Itali dhe të nisej menjeherë drejt Spanjës.


Zenit në video tregon të gjitha skuadrat ku është aktivizuar Malkom dhe në kuadrin e një provokimi ndaj Romës, i vendos edhe ata si një prej ish-klubeve të 22-vjeçarit. Direkt pas këtij postimi të rusëve ka ardhur edhe përgjigja e Romës.

Ata me “kunj” shkruajnë: “Ultra krenr të të kishim në ekip Malkom. Tani trego gjithë madhështinë ne kampionatin rus”. Nuk ka nguruar as Zeniti të përgjigjet:”Posedoni ndonjë video me momentet më të mira në klubin tuaj që ta përdorim?”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *