Transferimi i Hames dështoi, goditja e madhe e Napolit vjen nga Franca

Sulmuesi i skuadrës së Lilës, Nikolas Pepe, është kthyer në një ndër lojtarët më të kërkuar në Europë në harkun e një sezoni. Mëngjarashi mbylli një sezon fantastik, ku regjistroi 23 gola dhe 11 asiste që ndihmuan Lilën në renditjen në vendin e dytë të kampionatit francez.

Paraqitjet e mira të 24-vjeçarit sollën vëmendjen e klubeve si Bajerni i Mynihut dhe Mançester Junajtid, por kandidati favorit për të marrë shërbimet e lojtarit nga Bregu i Fidlishtë është Napoli.

Mediet italiane raportojnë se agjenti i lojtarit ndodhet në qytetin italian, ku po finalizon marrëveshjen me presidentin Aurelio De Laurentis. Te Napoli krahu i djathtë i sulmit mbahet prej vitesh nga spanjolli Joze Kajehon, por pas shtatë sezonesh në Itali paraqitjet e 32-vjeçarit kanë pësuar një rënie të natyrshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *