Transferimi i Atandës, gjithçka ngec te milionat

Mbrojtësi nigerian i Partizanit, Sodiq Atanda u përfol si një nga përforcimet e mundshme të ekipit të Teutës. Bregdetarët kanë afruar teknikun korçar, Bledi Shkëmbi dhe disa lojtarë të rinj, duke qënë ndër klubet më aktive në merkato. Një dëshirë e Teutës ishte dhe 25-vjeçari Sodiq Atanda.

Kartoni i tij zotërohet nga të kuqtë e Partizanit, të cilët ishin dakort për huazimin e nigerianit në ekipin bregdetar. Palët nisën bisedimet, por pretendimet financiare të Atandës ishin larg mundësive të Teutës. Siç citon “SuperSport”, qëndërmbrojtësi ka kërkuar një shumë prej 35 mijë eurosh në sezon. Mbi të gjitha një këst të konsiderueshëm në dorë. Diçka e tillë nuk është pranuar nga drejtuesit e Teutës dhe palët nuk kanë arritur akordin.

Atanda, i cili është aktivizuar me Apoloninë dhe Partizanin në futbollin tonë, vazhdon të jetë pjesë e “Demave”, madje u aktivizua si titullar në ndeshjen e kthimit përballë Mariborit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *