Transferim i çuditshëm, mbrojtësi i Shpresave firmos në kategorinë e katërt spanjolle

0

Mbrojtësi i kombëtares shpresa të Shqipërisë, Leonardo Maloku, ka vendosur ta vijojë karrierën e tij në Spanjë. Ditën e sotme 21-vjeçari është zyrtarizuar si afrimi më i ri i San Roke de Lepe, klub që militon në “Tercera Division”, liga e katërt për nga rëndësia në shtetin iberik.

Maloku i bashkohet ekipit andaluzian në formë huazimi nga klubi i Peskarës ku është nën kontratë edhe për dy vite të tjera. Në tri sezonet e fundit i riu shqiptar ka provuar të luajë me skuadra të ndryshme në Serie C, por aktivizimet kanë qenë të pakta.


Maloku ka qenë pjesë e rregullit e grupmoshave të Shqipërisë duke filluar nga niveli U17, U19 ku mbajti shiritin e kapitenit në disa ndeshje dhe në që prej vitit 2017 një lojtar i përhershëm në listat e kombëtares U21.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.