Tramezzani te Lugano? E thotë presidenti: Nuk vjen as me torturë

Lugano është duke kaluar një periudhë të vështirë këtë sezon, ku renditet e parafundit me vetëm 6 pikë në 9 ndeshje të luajtura deri më tani. Këto rezultate kanë bërë që në media të përflitet për një rikthim të Tramezzanit në stolin e ekipit zvicerian.

Italiani ndërmori aventurën e tij në Zvicër menjëherë pas suksesit të paharrueshëm me De Biasin në krye të Kombëtares së Shqipërisë, të cilën e dërguan për herë të parë në një kompeticion europian. Tramezzani e gjeti Luganon në fund të renditjes dhe arriti që në fund të sezonit të zintë në vend në kupat e Europës

Por, përsëritjen e një eksprerience të dytë me zvicerianët e ka mohuar vetë presidenti i Luganos. Renzzeti ka thënë se zërat që lidhin Tramezzan-in me klubin e tij janë të rremë, pasi nuk mund ta marrin italianin as me torturë.

“Zërat janë totalisht të rremë dhe Tramezzani nuk do ta merrte stolin as nën torurë. Më duhet më tepër energji për të menaxhuar atë se sa pjesën tjetër”, është shprehur Renzzeti./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *