Tramexani merr edhe Kukelin te Sioni

Burim Kukeli ndryshon skuadër, por jo kampionat. Mesfushori i përfaqësueses kuqezi është zyrtarisht lojtari më i ri i Sionit. Portalet zvicerane kanë zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes mes 33-vjeçarit dhe skuadrës zvicerane, e cila tashmë drejtohet nga ish-zëvendës trajneri i Shqipërisë, Paolo Tramexani.

Kukeli i jep fund kështu aventurës me Zyrihun dhe për dy sezonet e ardhshme do të jetë pjesë e Sionit. Tramexani i njeh mirë vlerat e mesfushorit kuqezi dhe ka këmbëngulur për shërbimet e tij. Klubi i ka plotësuar dëshirën teknikut 47-vjeçar, i cili tashmë shton koloninë e shqiptarëve, pasi më herët ka afruar dhe Ermir Lenjanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *