Tramexani me “zemër” në Shqipëri, ka një këshillë për Hysajn

Paolo Tramexani mbetet mjaft i lidhur me Shqipërinë dhe veçanërisht me lojtarët kuqezi, që luajnë në Serinë A. Ish-numri 2 i Kombëtares ka analizuar paraqitjet e Napolit në kampionatin italian dhe është përqendruar te Elseid Hysaj.

Duke folur për radio “Kiss Kiss”, njeriu që është kujdesur më së shumti për evidentimin e talentëve shqiptarë dhe afrimin e tyre në përfaqësuese gjatë viteve të fundit, u përqendrua te aspekti ku Hysaj duhet të përmirësohet. Sipas Tramexanit, mbrojtësi shqiptar do të ishte një lojtar i kompletuar nëse do të bëhej më efikas në fazën sulmuese.

“Hysaj është mjaft cilësor në përdorimin e topit dhe ka aftësi të mëdha në fazën mbrojtëse. Hapi i fundit për t’u bërë një prej lojtarëve më të mirë të arenës ndërkombëtare në pozicionin e tij është të jetë më vendimtar në sulm”, tha Tramexani.

Ish-asistenti i Xhani De Biazit te Shqipëria vlerësoi edhe se Ançeloti e njeh mirë potencialin e ekipit, që ka në dispozicion te Napoli dhe duhet t’i mbajë lojtarët gjithmonë nën presion dhe të përqendruar drejt objektivave sezonalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *