Trajnon meshkujt dhe gazetari e ngacmon, përgjigje epike e gjermanes

Imke Vubenhorst është e para femër trajnere në një nga pesë ligat e para në Gjermani që udhëheq një ekip meshkujsh. 30-vjeçarja u vu në krye të pankinës së ekipit të Klopenburgut në fund të vitit të kaluar dhe objektivi kryesor i klubit është që të shpëtoj nga rënia një kategori më poshtë.

Dikur ka qenë edhe lojtare në ekipin e femrave të Klopenburgut, por sot ka veshur kostumin e trajneres, ku drejton ekipin e meshkujve. Në një intervistë të dhënë për mediat gjermane, Imke Vubenhorst, bëri bujë me përgjigjen ironike të saj, dhënë karshi gazetarëve.
30-vjeçarja u pyet se nëse lojtarët duhet të veshin tuta përpara se ajo të hyjë në dhomat e zhveshjes. Përgjigja e trajneres i la të gjithë të shtangur, teksa ironizoi duke thënë: “Sigurisht që jo, unë jam profesioniste. E zgjedh ekipin në varësi të madhësisë së penisit.” Një përgjigje, e cila ka bërë xhiron e botës për fjalët e thëna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *