Trajneri zbulon të ardhmen: De Ligt është në dyshim midis këtyre dy klubeve

Matijs De Ligt dhe shokët e tij po përgatiten për ndeshjen e kthimit kundër Juventusit. Ajaksi do të përballet me bardhezinjtë vendas ditën e martë në mbrëmje.

Ndeshja e parë përfundoi në barazim 1-1, kundërshtari është tmerrësisht i vështirë, por “harkëtarët” ndodhe në një formë shumë të mirë psiko-fizike dhe do tentojnë surprizën e radhës.

Erik ten Hag nuk ka folur për duelin kundër Juves. Në prononcimin e dhënë për mediat gjermane, trajneri i Ajaksit ka pranuar faktin që kapiteni do të largohet në fund të sezonit. Garë e fortë po zhvillohet për De Ligt, por ten Hag zbulon dy kandidatët kryesorë.

Ekzistojnë zero shanse që De Ligt të vazhdojë me ne edhe sezonin e ardhshëm, sepse shumë klube janë të interesuara për të. Ai do të largohet në fund të sezonit, por nuk e di nëse do të shkojë te Bajerni i Mynihut apo Barcelona”, qartëson trajneri i Ajaksit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *