Trajneri Shaland del më kot në konferencë, lista e Kosova zbardhet…me një fletore!

Kosova do të ketë dy ndeshje jetike dhe si finale për kualifikueset e Europianit, kundër Çekisë dhe Anglisë. Lista e lojtarëve të grumbulluar do të publikohet pasditen e së premtes, për të mësuar edhe lojtarët e afruar.

Të paktën në teori, pasi konferenca e trajnerit Shaland duket të jetë vetëm formale. Lista e Kosovës është zbuluar dhe ka një rrjedhje të madhe të informacionit, pasi nëpërmjet një fletore, janë gjetur të gjithë futbollistët nga “Indeksionline”.

Tashmë nuk kureshtje më për listën e dardanëve, por vetëm mbi ndonjë fjalë më tepër që mund të thuhet nga ana e teknikut zviceran. Një ndryshim në këtë listë do të jetë Herolind Shala që është dëmtuar së fundmi dhe rrezikon seriozisht që të mos grumbullohet në këto dy takime. /Sport Ekspres/