Trajneri po kthehet në telenovelë, Juventusi tundohet nga kjo ide

0

Zgjedhja e trajnerit të ri të Juventusit po merr formën e një telenovele. Bardhezinjtë i kanë idetë e qarta, por nuk duan të nxitohen. Kampionët e Italisë po i mbajnë të gjithë në tension, ndërsa mediet e vendit fqinj zbulojnë favoritin… e momentit.

Ai është Mauricio Sarri. Trajneri i Çelsit mund të bëjë një rikthim surprizues në Serie A, por tashmë në kampin bardhezi. Për të mësuar më shumë rreth kësaj mundësie duhet të presim 8 ditë.

“Blutë e Londrës” luajnë finalen e Ligës së Europës kundër Arsenalit me datë 29 maj. Sarri ka përjetuar një sezon plot kritika, por arriti të kualifikonte Çelsin në Champions për sezonin e ardhshëm. Nëse fiton edhe trofeun europian, atëherë sezoni i tij mund të quhet shumë i mirë.

Kontrata me Çelsin? 60-vjeçari ka edhe dy vite, por ndarja mund të vijë me konsensus. Marrëdhëniet e tij me klubin janë pozitive, ashtu siç janë mes Juventusit dhe Çelsit. Abramoviç mund të lejojë trajnerin të largohet, ndërsa kandidat për të zënë vendin e tij është Frenki Lampard.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.