Trajneri në Kosovë e thotë prerë: Një Kombëtare na çon në Europian, nuk jemi kaq të mëdhenj

Në Kosovë ka një entuziazëm të madh sa i përket rezultateve të marra nga ana e përfaqësueses së drejtuar nga ana e Shalandit. Madje shumë figura të njohura e kanë tepruar me komentet e tyre, duke e nënvlerësuar Kombëtaren e Shqipërisë dhe emblemën e kësaj fanelle. Së fundmi do të ishte komentatori Andin Lokaj që solli një frymë jo edhe aq të mirë në këtë aspekt.

Por kemi edhe trajner të mirënjohur si Bylbyl Sokoli, që janë mëse të ndërgjegjshëm për forcën reale që zotëron grupi i veçar dhe ai i bashkuar. I ftuar në “Duelin Sportiv”, Sokoli do të shprehej: “Ne nuk jemi kaq të mëdhenj sa t’i bëjmë dy Kombëtare. Shqiptarët mund të shkojnë në Europian vetëm kur ta kenë një Kombëtare, pasi do të jenë më të fuqishëm”, ka thënë Sokoli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *